Ka filluar kampanja: “Festo me zemër, jo me armë”

Ka filluar kampanja: “Festo me zemër, jo me armë”

Në takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot, kryesuar nga znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht u fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë ku u njoftua edhe rreth gjendjes së pandemisë Covid-19. Sipas të dhënave janë gjithsejtë 3071 raste prej të cilave 2959 të shëruar dhe 99 raste të vdekjeve dhe 13 persona janë të infektuar ( kanë rezultuar pozitiv). Nga QKMF-ja u tha se ka shumë raste me gripin sezonal që po kërkojnë ndihmë në këtë institucion shëndetësor.
Kurse komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 2 vjedhje, 8 aksidente në trafik, 2 kanosje, 2 raste të dhunës në familje, 3 dëmtim prone, 1 sulm,1 grabitje në tentativ, 1 posedim i pa autorizuar i narkotikëve, 1 lëndim aksidental, 1 rast përson i humbur, i cili ësjtë gjetur më vonë, 1 mashtrim dhe 1 keqperdorim i besimit.
Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 405 tiketa, prej të cilave 338 për kundërvajtje dhe 67 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.
Komandanti Afrim Sylaj, ka shtuar se tashmë ka filluar kampanja “Festo me zemër, jo me armë” për festat e fundvitit dhe ka bërë apel që qytetarët, posaqërisht bashkatdhetarët tanë që kanë ardhur për festa të kenë kujdes që gjëra me vlerë mos të lënë brenda në makinë ku duken nga jasht sepse shpesh këro mund të jenë arsye e thyerjës dhe vjedhjeve në makina, njejtë edhe nëpër shtëpitë e tyer, të kenë kujdes…

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara