Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kanoset një gjyqtar i Gjykatës në Suharekë gjatë një seance në terren, arrestohet i dyshuari

Suharekë – Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimin për kanosje ndaj gjyqtarit të çështjes gjatë seancës në terren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur të mërkurën.

“Ka qenë një rast i kanosjes ndaj një gjyqtari dje. Policia e ka iniciuar rastin dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit”, tha Bytyqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, bëri të ditur se rasti ka ndodhur kur gjyqtari i Gjykatës Themelore, dega në Suharekë, nga Divizioni Civil, së bashku me palët në procedurë dhe ekspertin gjeodet, gjatë mbajtjes së seancës ka dalë në terren për këqyrje.

“Pas përfundimit të seancës së terrenit rreth orës 10:33 minuta, njëri nga palët në procedurë (R.B:, ka dalur nga shtëpia e tij dhe ka filluar me sulme fizike dhe kanosje ndaj palëve pjesëmarrëse dhe ndaj Gjyqtarit të çështjes, duke e kanosur dhe fyer me fjalë të ndryshme, dhe ka tentuar të sulmoj Gjyqtaritn e çëshjes duke i’u kërkuar zyrtarëve dhe të gjithë palëve të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjyqtari i çështjes menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët brenda 5-6 minutave janë paraqitur dhe kanë vendosur situatën nën kontroll duke ndaluar personat e dyshuar”, konfirmoi Lekaj për “Betimi për Drejtësi“.

Ai shtoi se gjyqtari ka njfotuar Kryetaren e Gjykatës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës për rastin, dhe se i njëjti ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar nga ky rast dhe do të vazhdojë angazhimin e tij dhe detyrat e tij.  /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara