Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas komunikatës, nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  7 komuna:

Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut.

Në zonën e gjelbër janë 27 komuna

Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

ZONA E KUQE: NUK KA PASUR NDRYSHIME

ZONA E VERDHË: MITROVICA E JUGUT

ZONA E GJELBER: GJILANI, VUSHTRRIA, PRIZRENI

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Mitrovica e Jugut nga e GJELBËRTA në të VERDHË

Gjilani nga e VERDHA në të  GJELBERTËN

Vushtrria nga e VERDHA në të  GJELBERTËN

Prizreni nga e VERDHA në të  GJELBËRTËN .

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara