Katërnjakët rrezikojnë të humbasin shikimin, prindërit bëjnë thirrje për ndihmë

Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.NOA.AL.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara