Kërkohet shtrenjtimi i rrymës, Qeveria s’e thotë asnjë fjalë

Tri kompanitë energjetike në Kosovë, KOST, KEDS dhe KESCO kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, derisa kjo po shqyrtohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Shumë zyrtarë të opozitës kanë reaguar në lidhje me këto zhvillime, megjithatë, Qeveria në detyrë s’e ka thënë asnjë fjalë.

Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të ZRrE-së, sa i përket ka thënë se deri më një prill pritet që të dalin me vendim.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.

Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim” – u shpreh ai për “Klan Kosova”.

Ndërkohë, tashmë janë bërë publike edhe letrat e tri kompanive në fjalë.

Furnizuese me Shërbim Unvesial(FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Sherbim Universal(Rregullen për të Hyrat e FSHU-së”. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë” – thuhet ne letrën e KESCO.

Përmes kësaj letre, ju dërgomë Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale të përgatitur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) për vitin 2025. Ky Aplikim është hartuar në përputhke me Rregulloren për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Operatorit Sistemit Shpërndarjes(Rregulla për të Hyrat e OSSH) dhe njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 20 dhjetor 2024, për hapjen e procesit për përshtatjen vjetore të të hyrave dhe tarifave për vitin 2025” – është thënë në kërkesën e KEDS-it.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë me datën 20 dhjetor 2024 ka hapur procesin e azhurnimeve vjetore të të hyrave të lejuara maksimale për operatorët e rregulluar për vitin 2025 duke u bazuar në Rregulla për të hyrat e lejuara të licencave. KOSTT ka përgatiti aplikacion për azhurnimet vjetore të të hyrave ku janë paraqitur të dhënat e realizuara për viti 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025” – është thënë në kërkesën e KOSTT.

Qeveria hesht

Një lajm se energjia elektrike mund të shtrenjtohet ishte publikuar edhe në fillim të këtij muaji. Qeveria e Albin Kurtit shpejt e kishte shpallur këtë “fake news”, duke thënë se po tentohet t’i dëmtojnë gjatë fushatës.

Megjithatë, raportimet e ditës së sotme nuk jaën demantuar nga Qeveria në detyrë.

As zëdhënësit Përparim Kryeziu e Arlind Manxhuka s’e kanë bërë asnjë reagim sa i përket kësja çështje.

Nacionale i është drejtuar me pyetje këtij të parit për të mësuar se si e sheh Qeveria këtë situatë dhe nëse do të reagojë, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi marrë përgjigje.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara