Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Këta deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë qeverinë HOTI


Koalicioni i LDK’së me AAK’në e Nisman i ka të siguruara në minimun 64 vota pro për të formuar qeverinë, tashmë ku dihet se ajo do të jetë në krye me Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër.

LDK’ja në koalicion me me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet, që të gjitha bashkë kanë 66 deputetë. Në kohën kur u paralajmërua se Qeveria do të votohet shpejt, rrugës u paraqiten pengesa, duke u nisur nga brenda partisë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm dy persona janë deklaruar se nuk do ta përkrahin Qeverinë Hoti, e ata janë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe deputeti Haxhi Avdyli.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se partnerët qeverisës LDK-VV, kanë pasur mundësinë të gjejnë zgjidhje të tjera edhe në kohë pandemie. Madje ajo kishte deklaruar se nuk do ta votojë mocionin duke ftuar deputetët tjerë të mos e votojnë.

“Ka pasë hapësirë për të dy partnerët që të gjejnë ygjidhje, që në këtë kohë pandemie tek qytetarët mos të bie edhe barra politike, unë apsolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe iu bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të mos ta votojnë”, kishte thënë ajo.

Në anën tjetër Avdyli, në javën kur Hoti u zgjidh kandidat i LDK’së për kryeministër, tha se vetëm Vjosa Osmani ka marrë vota për të qenë kandidate dhe konfirmoi se nuk do ta votojë Qeverinë e re.

“A është dëgjuar zëri i kandidatës tonë për kryeministre, mendoj që kjo mënyrë e veprimit nuk na avancon neve si LDK, por më e rëndësishme është gjendja në të cilën jemi ne si Kosovë. LDK e ka një kandidat për kryeministër, është Vjosa. Në këto raste ne nuk kemi çka të veprojmë përtej asaj, por sidoqoftë Vjosa Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve”, kishte deklaruar deputeti i LDK’së.

Ndërsa, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka, është shprehur i bindur se do të formohet qeveria e re me në krye Avdullah Hotin. AAK pretendon të jetë në qeverinë e udhëhequr nga Hoti i LDK-së dhe në bashkëpunim me Nismën dhe komunitetet.

Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mundësojë formimin e një qeverie të re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK’së, Kosova do të bëhet me qeveri të re.

Kështu thotë Pal Lekaj i AAK’së, i cili është i bindur se i kanë votat për kalimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kemi problem me numra, kemi numra mjaft. Kemi deputetë që janë të gatshëm të votojnë qeverinë në ardhje (të partive të tjera)…të cilët do të votojnë qeverinë nëse na mungojnë votat.Nuk e them nga cili subjekt por kjo qeveri do të votohet me 50 +1. Jam i sigurt, sepse janë mbi 64 deputetë që do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit”, kishte dekalruar Hoti.

Ndryshe, Qeveria Kurti është në detyrë prej fundit të marsit kur u rrëzua me mocionin e mosbesimit të nisur nga LDK’ja, që akoma është pjesë e saj.

Pas disa letrave të shkëmbyera me Kurtin, Presidenti konsideroi që Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, nuk e shfrytëzoi mundësinë për propozimin e kandidatit të ri për kryeministër. Thaci i kërkoi mandatarin LDK’së, si parti e dytë. Brenda javës së kaluar LDK mori mandatin, zgjodhi kandidatin dhe partnerët për koalicion./gazetametro.net

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara