Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Këto janë statistikat e La Fioritas në garat evropiane

FC Ballkani do të takohet me ekipin e La Fioritas të martën me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Conference League.

Ekipi kundërshtar vjen nga San Marino, ku është shpallur kampion në ligën e tyre profesionale, përcjell GazetaBlic Sport.

La Fiorita është një ekip i njohur në San Marino për sukseset e tyre, megjithatë jashtë kampionatit vendas, pra në garat evropiane kjo skuadër nuk ka pasur suksese.

Kjo skuadër merr pjesë në garat evropiane që nga viti 2013 – por ende nuk ka shijuar fitoren e parë. Madje barazimin e parë e arriti në vitin 2017 ndaj Linfield.

Më 21 qershor të këtij viti – ata shënuan golin e tyre të parë në kualifikimet e UEFA Champions League kundër Inter Club d’Escaldes.

Në 21 takime të luajtura në garat evropiane, La Fiorita ka shënuar vetëm katër gola, kurse kanë pranuar 55 gola.

19 nga 21 takimet e La Fioritas në Evropë kanë përfunduar me humbje, ndërsa dy prej tyre me barazim. Ekipi nga San Marino akoma nuk ka fitore në Evropë, pavarësisht faktit që merr pjesë qe 8 vjet.

Burimi i ljamit: KorrektSport

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara