Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Këto janë statistikat që tregojnë se Ballkani ishte dominues kundër Zalgiris

Për herë të parë në histori të klubit skuadra e Ballkanit sonte u paraqit në garat europiane dhe arriti një barazim kundër Zalgiris në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Përkundër rezultatit të barabartë, suharekasit ishin skuadra dominuese në fushë gjë që e tregojnë edhe statistikat, transmeton Gazeta Metro.


Në kuadër të fazës së parë të garës më të rëndësishme në Europë, kampioni i Superligës së Kosovës tregoi paraqitje të mrekullueshme, por në fund nuk arriti të siguronte fitoren dhe tani gjithçka do të vendoset në Lituani.

Sipas statistikave të ndeshjes të publikuara nga Flashscore suharekasit kishin posedimin e topit 56%, ndërsa mysafirët 44%.

Për të mos mjaftuar e gjitha kjo skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pati edhe 15 raste për gol, 11 më shumë se kundërshtari i saj, i cili kishte vetëm katër (4).

Por, jo edhe statistikë e mirë është se nga 15 rastet vetëm pesë goditjet përfunduan në drejtim të portës, ndërkaq Zalgiris kishte vetëm një goditje në portë dhe ajo u konkretizua me gol.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 12 korrik në Lituani dhe skuadra e cila kalon në fazën tjetër do të ndeshet kundër fituesit të sfidës Malmo-Vikingur Reykjavik, e cila përfundoi sot me fitoren e skuadrës suedeze me rezultat 3-2. 

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara