Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Këto janë temperaturat për javën e ardhshme

Të reshura shiu po parashihen për javën e dytë të muajit mars, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të reshurat pritet të jenë më të shumta ditën e hënë, kryesisht më vonë pasdite, pas qetësimit të erërave jugore që do të frynë mjaft fuqishëm nga mesdita, me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).

Të martën reshjet paraqiten si rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.  Riga lokale shiu ka gjasa të shfaqen edhe ditën e mërkurë dhe enjten.  Intervale me diell e vransira parashihen për ditën e premtë.

Temperaturat nga 12C e 14C, në fillim të javës zbresin deri në 10C nga mesi i javës.  Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C.

Erërat ndryshojnë drejtimin ditën e mërkurë nga krahu verior e frynë të lehta dhe mesatare 2-9m/s.

Të reshurat dhe erërat do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë ditëve të ardhshme.  Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.  Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta të ndotjes.

Datat:

11.03 – Kryesisht me vransira dhe erë të fuqishme jugore.  Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes.

12.03 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

13.03 – Vransira e diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

14.03 – Intervale me diell dhe vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite.

15.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes pas rënies në fillim të javës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara