Kiara zë ‘mat’ Luizin [VIDEO]

Kiara Tito publikon videon teksa “kap mat” Luizin për sfidën e “DWTS Fun Club”.

Kiara Tito është moderatorja e forumit “Dancing with The Stars Fan Club”, që do të transmetohet në ekranin e “Top Channel” çdo të diel, në orën 12:45. Moderatorja e njohur do të presë në studio konkurrentët pjesëmarrës, të eliminuar, familjarët e tyre, të afërm e opinionistë të ndryshëm.

Ditën e djeshme ka qënë puntata e parë e këtij programi të shumëpërfolur, i cili është komentuar mjaft pozitivisht në rrjetet sociale.

Pas një interviste me Sara Hoxhën, fituese të sezonit të parë të “DWTS”, në këtë program u zbulua gjithashtu ekskluzivisht incidenti në të cilën ishte përfshirë konkurrenti Saimir Korreshi, i cili ka thyer krahun, duke u vënë në pikëpyetje vazhdimi i tij.

Nga ana tjetër një sfidë e re është prezantuar në “Fun Club”, i cili ka të bëjë me regjistrimin e videove me kërcimin më të votuar të javës dhe ata persona që marrin më shumë pëlqime, do mund ta ndjekin programin “live” nga studioja e Top Channel.

Këtë sfidë e ka nisur fillimisht Kiara Tito, e cila në një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se si ka “kapur mat” Luizin për të kryer këtë sfidë.

“E zura mat. Ja dhe tangoja. Pa prova. Spontane”, shkruan Kiara në videon e publikuar, ku shihet teksa kërcen me Luizin në ambjentet e shtëpisë.

Ajo gjithashtu ka ftuar të gjithë ndjekësit për të dërguar videot e tyre të kërcimit, duke bërë “tag” “DWTS”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara