Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kjo është ora që KESCO u ka thënë qytetarëve për kthimin e rrymës


Qytetarët e Suharekës po përballen me mungesë të energjisë elektrike që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa ndërprerja ka zgjatur rreth 8 orë pa asnjë sqarim të plotë nga furnizuesi.

Banorët raportojnë se linjat telefonike të KESCO-s nuk janë përgjigjur, ndërsa shumë prej tyre thonë se kanë mbetur krejtësisht të painformuar për situatën dhe kohën e rikthimit të rrymës.

I vetmi njoftim zyrtar i paraqitur deri tani është ai në aplikacionin e KESCO-s, ku thuhet:

“Ndërprerje të energjisë në daljen ‘J07 Theranda 2-32000026’ prej 18/11/2025, ora 03:57 – arsyeja e ndaljes është: KOSTT.”

Ky njoftim nuk përfshin asnjë afat rikthimi dhe as detaje rreth defektit, duke lënë qytetarët në pasiguri totale.

Rikthimi i energjisë mund të ndodhë pas orës 14:00

Sipas burimeve të Suhareka Express — jo nga kanalet zyrtare, por nga lexues të cilët kanë arritur të kontaktojnë KESCO-n — është thënë se pas orës 14:00 pritet rikthimi i energjisë elektrike në Suharekë.

Ky informacion mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht, por është deri tani e vetmja orë e përfolur për normalizim.

Qytetarët thonë se mungesa e informimit ka krijuar shqetësim të madh, sidomos për bizneset, institucionet dhe familjet që varen nga pajisjet elektrike.

SuharekaExpress do të raportojë për çdo zhvillim të ri sapo të bëhet i ditur.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara