Kolgeci: Pse askush në Suharekë nuk foli për nxënësit dhe mësimdhënësit?!

Shkruan Selman Kolgeci

Pse askush në Suharekë nuk foli për nxënësit dhe mësimdhënësit?!

Fillimi i procesit mësimor në shtator të këtij viti nuk ka qenë aspak i lehtë si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre. Kontakti i përdishtëm i tyre si i mësimdhënësve me shumë nxënës dhe me kolegë, respektivisht edhe i nxënësve me bashkmoshatar ka qenë rrezik potencial i infektimit njëkohësisht edhe bartjes së infeksionit. Megjithë rrezikun që kishin ata përfunduan edhe këtë gjysmë vjetor me shifra shqetësuese, me 2 mësimdhënës të vdekur, me 87 mësimdhënës e 19 nxënës të infektuar.
Edhe më shqetësuese është fakti që për këto shifra askush nuk foli, askush nuk i falënderoi, e askush nuk u’a uroi suksesin e treguar për këtë gjysmë vjetor.
E ata që njëmend janë askushi, i keqpërdorën po të njëjtit nxënës dhe mësimdhënës për tu dukur dikushi. Që nga mbjellja e pseudo-fidaneve e deri tek stolisja e qytetit këta nxënës u keqpërdorën për fushata të rrjeteve sociale, që askushi të bëhet dikushi. Por në fund u harruan, siç u harruan edhe dy mësimdhënësit e tyre tashmë të ndjerë.

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër, faleminderit për kontributin tuaj që gjatë këtij gjysmë vjetori, pavarësisht rrezikut i dhatë më shumë se dije dhe guxim këtij qyteti. Suksese në gjysmë vjetorin e ardhshëm!

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara