Komuna e Suharekës, ndihmon këto biznese për pagesën e qerasë

Shefat e grupeve të Asamblesë Komunale të Suharekës dhe disa asambleistë, së bashku me kryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj dhe kryesuesin e Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, kanë diskutuar për t’a parë mundësinë për lehtësim dhe lirim nga disa obligime financiare ndaj Komunës së Suharekës, për bizneset që operojnë në Komunën tonë, për periudhën e pandemisë COVID-19.

Shqyrtimi i pakos fiskale për t’i dalur në ndihmë bizneseve e ka gjetur përkrahjen edhe nga kryetari Muharremaj si dhe nga të gjithë të pranishmit e tjerë.

Drejtori i Financave z.Agim Bylygbashi ka dhënë sqarime se si mund të ndodh kjo në bazë të rregullave dhe ligjeve financiare.
Po ashtu sqarime shtesë për nga ana ligjore ka dhënë edhe zyrtari ligjor i Komunës z.Avni Bytyqi, lidhur me temën në fjalë.

Nga të gjithë të pranishmit, u vendos që kjo të diskutohet si pikë e veçantë në mbledhjen e Asamblesë Komunale. Thuhet në njoftimin e zyrës për informim në komunën e Suharekës.

Ndërsa nga burimet tona mbrenda asamblesë komunale, mësojmë se bizneset do të lirohen taksa komunale me 50%, ndërsa biznesët që paguajnë qera Kuvendit Komunal, do të lirohen me 50% zbritje në qera për tre muaj./SuharekaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara