Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Komuna e Suharekës shpall tender 65.000Euro, për paisje të teknologjise Informative

Në platformën digjitale të E-prokurimit Komuna e Suharekës ka shpallur tenderin për furnizim me paisje të teknologjisë informative.

Komuna e Suharekës ka  planifikuar që në vlerë prej 65.000Euro të blej paisje të teknologjisë informative për nevojat e stafit të Administratës Komunale. Ndër të tjera Komuna e Suharekës kërkon  33 Monitor të madhësisë 27”, 9 Monitor LCD të madhësive 21.5”, 23” dhe 24”. Gjithashtu Komuna ka planifikuar t’I blej edhe 10 ekrane për Laptop të madhësive 15.6” (5 cope) dhe 17.3” (5cope). Në kërkesën e Komunës së Suharekës zënë vend edhe paisjet Wireless router sasia =70copë. Më poshtë mund ta shihni listen e plotë me paisjet e kërkuara nga Komuna e Suharekës. Shkarko Listen

Kjo kontratë do të ekzekutohet për 12 muaj, ndërsa pagesat bëhen nga njësia e kërkesës sipas furnizimit nga Furnitori I përzgjedhur.

Kushtet për të konkuruar janë këto:
Kërkesa1- Operatori ekonomik duhe ti përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Ligjin Nr.04  L-042.për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04  L-237, ligjin Nr. 05  L-068 dhe ligjin Nr. 05  L-092 Neni 65.

 Kërkesa2 -Një vërtetim i nënshkruar nga Administrata Tatimore, se ju nuk keni obligime  borxhe te tatimeve në ATK. Vlefshmëria e vërtetimit duhet te jete maksimumi 90 dite nga data e lëshimit deri ne datën e hapjes se ofertave. Vërtetimi kërkohet origjinal ose kopja e vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues  para publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës 

Kërkesa3-OE duhet ta siguroje AK se kompania (biznesi) nuk është ne falimentim ose nën administrim te dhunshëm gjyqësorë me nje dokuemtn te lëshuar nga Gjykata kompetente. Deshmia kërkohet origjinali ose kopja e vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues  para publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës dhe nuk duhet te jete me i vjetër se 180 dite nga data e lëshimit deri ne ditën e dhënies.

 Kërkesa4-OE duhet ta siguroje AK se ka kryer obligimet tatimore ndaj Komunes. Deshmia kërkohet origjinali ose kopja e vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues  para publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës dhe nuk duhet te jete me i vjetër se 90 dite nga data e lëshimit deri ne ditën e dhënies.

Afati i liferimit të paisjeve është 7 ditë nga pranimi i urdhërblerjës.

Afati për konkurim është deri më 02.09.2020

Afati i fundit për dorëzimin e Ofertës është 02.09.2020

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara