Konfirmohen edhe 249 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 249 raste të reja me COVID-19.

Zemaj ka pohuar se nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitivë,

“Ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10,8 %, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë. Brenda 24 orëve, nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid 19”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën Anti Covid, që do të ndodh shpejt.

“Na duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit. Po vazhdojmë të jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet që investojnë më shumë në shëndetësi dhe pretendojnë se kanë traditë dhe sistem më të avancuar shëndetësor”, ka thënë Zemaj.

Më tej, në shkrimin e bërë në Facebook, Zemaj ka falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin teknik për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara