Konfirmohet viktima e dytë me origjinë nga Kosova prej tërmetit në Izmir


Edhe një person me origjinë nga Kosova ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të ndërtesës si rrjedhojë e tërmetit në Izmir.

Kjo është konfirmuar nga ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Twitter, shkruan Gazeta Express.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.

Nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë në këtë tragjedi është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

” Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar tutje ambasada. Gazeta Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara