Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Konflikt familjar në Suharekë: 50-vjeçari e bën llom kunatën veç pse u fjalos me gruan e tij

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë nga familjarët. Për një rast të tillë që ka ndodhur të hënën në Vraniq të Suharekës, është vënë në dijeni edhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë në rast është përfshirë një 52-vjeçar, i cili po dyshohet se e ka sulmuar kunatën e tij 50-vjeçare, pasi ajo kishte pasur një debat me gruan e tij (kunatën e saj). 

Që të qetësohen gjakrat, burimet thonë se në përleshje kanë ndërhyrë edhe dy familjarë, për ta ndalur të dyshuarin, por përfunduan edhe ata në Polici. 

Si pasojë e lëndimeve trupore, gruaja që u sulmua është dërguar  në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në Polici. 

I dyshuari kryesor që sulmoi kunatën ka përfunduar në ndalim policor, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit e tjerë të hetohen në procedurë të rregullt.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara