Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Konflikt familjar në Suharekë: Vëllai ushtron presion dhe e pengon motrën që të dalë, ajo e çon në Polici

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Përpos ofendimeve e sharjeve mes njëri-tjetrit, ata në shumë raste kalojnë edhe në kërcënime.

Së fundi Policia ka intervenuar në një familje në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.

Sinjali mëson se 19-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se në mënyrë të vazhdueshme ka presion nga vëllai, i cili dyshohet se e pengon që të kalojë kohë me shoqërinë e saj. Ky motiv, siç duket e ka shtyrë atë që në vazhdimësi të ketë konflikte me motrën.

E gjithë kjo situatë asaj i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim, prandaj ka kërkuar ndihmën e Policisë, me shpresën që të tilla raste nuk do të përsëriten.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij, me ç’rast i ka pohuar pretendimet e motrës së tij.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara