Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Konjufca bëhet i dyti më i votuari ndonjëherë, e kalon Osmanin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shënuar rezultat historik në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke u bërë kandidati i dytë më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

Sipas rezultateve të deritanishme, ende pa u përfunduar numërimi i plotë i votave, Konjufca ka marrë 302 mijë e 504 vota, duke e tejkaluar kështu rekordin e mëhershëm të Presidentes Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte siguruar 300 mijë e 788 vota dhe ishte shpallur personi më i votuar në vend në atë kohë.

Megjithatë, rekordin absolut vazhdon ta mbajë kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili në këto zgjedhje ka marrë 385 mijë e 447 vota, duke u konfirmuar si personi më i votuar ndonjëherë në historinë zgjedhore të Kosovës.

Në nivel partie, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit me 466 mijë e 645 vota, apo 50.65 për qind, ndërkohë që ende po vazhdon numërimi i votave me postë, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 188 mijë e 268 vota apo 20.43 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 122 mijë e 885 vota apo 13.34 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 50 mijë e 908 vota apo 5.53 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara