Konjufca siguron 57 vota

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci në një deklaratë për RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjithë hapat në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por sipas saj  është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjra për marrëveshje.

“Tani ju e se ne si LVV kemi dërguar ftesë për të arritur marrëveshje politike, kemi dërguar disa herë ftesë te LDK-ja, kemi pasë një bashëpunim edhe me partitë tjera të paktën një tendencë për bashkëpunim, por ka qenë e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera që të kemi një marrëveshje në këtë drejtime , tashmë është e qartë se ne shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja andaj sikur që e thash LVV ka bërë konsensusin e saj duke ofruar Konjufcën si kandidat për kryeministër. Dhe ne këtë pikë besojmë që kemi bërë atë që na takon si fituese e zgjedhjeve nëse megjithatë atë mungon vullneti i partive tjera për të dhënë votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë atëherë natyrisht se ne jemi të përgatitur edhe për zgjedhje të reja.”, tha ajo.

Më tej Nagavci tha se për seancën e nesërme  kanë 57 vota të siguruara

“Kemi të gjitha votat që kanë qenë dhe për qeverinë Kurti, është së paku edhe një votë me aq sa ka qenë deri më sot, nuk e  di gjatë këtyre ditëve të fundit a ka ndonjë qëndrim tjetër por gjithsesi deri nesër ne do të shohim se si do të jenë qëndrimet e deputetëve”, tha ajo./RTV21/ 21Media

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara