Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri.

“Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit COVID-19. Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtojnë pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje.

Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kujdes lidhur me trajtimin me plazmë të gjakut, pasi ka thënë se ky trajtim është i një “cilësie të dobët”.

The URL has been copied to your clipboard 

No media source currently available0:000:03:530:00 Linku direkt 

Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut. Dhe kjo metodë është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje në Kosovë. Disa infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm për një procedurë të tillë nëse merret vendim nga autoritetet kompetente.

Sipas shifrave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë deri më 27 tetor, nga koronavirusi janë shëruar 15,198 persona.Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara