Kosova pranon 67.5 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetike

Republika e Kosovës, ka përfituar 67.5 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetike.

Në njoftimin nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bëhet e ditur se Thesari i Kosovës ka pranuar tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike.

Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e pajisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Njoftimi i plotë:

Kosova pranon 67.5 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetike
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton që Thesari i Kosovës ka pranuar tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike.

Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e paisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Mbështetja nga Bashkimi Evropian kanalizohet përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë.

Gjatë vitit 2022 mbështetja nga Qeveria në tejkalimin e krizës energjetike ka kaluar vlerën mbi 80 milionë euro. Me disbursimin e tranzhit të parë nga BE, do të i hapet rrugë vazhdimësisë së mbështetjes ndaj qytetarëve. Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro do të disbursohet në vitin 2024.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara