Kosovë: Edhe një polic i vdekur nga COVID-19!

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Miftar Kurti, i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Bujar Pllana.Sipas tij, zyrtari policor ka qenë i shtruar në këtë spital rreth tre javë, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë i intubuar.

“Dje ka ndërruar jetë zyrtari policor, Miftar Kurti, nga COVID-19. Mbi tri javë ka qenë i shtruar në spital, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë në intubim”, ka thënë koordinatori Pllana.Ndërsa, drejtori i këtij spitali, Mursel Pllana në një prononcim për Telegrafin ka treguar se 33 pacientë për momentin janë duke u trajtuar në këtë spital, të prekur më virusin COVID-19.

Siç tha ai, 24 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa për pacientët e tjerë janë duke pritur rezultatet.“33 pacientë janë të shtruar, ndër ta 24 të konfirmuar me COVID-19. Për të tjerët priten sot rezultatet. 20 pacientë janë më osksigjeno – terapi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë”, ka thënë Pllana.

I pyetur edhe për personelin shëndetësor, ai tha se për momentin 10 teknikë medicinalë janë të prekur me COVID-19.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së premte, në gjithë Kosovën, pozitivë me COVID-19 rezultuan 162 persona, ndërsa 10 persona ndërruan jetë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara