Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Krushqit prisnin sinjalin tim kur të nisen”/ Suharekasit i buzëqesh fati dy herë për një ditë, dorëzon vizën në ambasadë dhe martohet


Dita e martesës për të gjithë mbetet e paharruar. E tillë do të mbetet edhe për Albion Gashin nga Komuna e Suharekës. Por jo vetëm pse u martua, pasi ky është proces i zakonshëm që shumica e njerëzve e përjetojnë të paktën njëherë në jetë. E veçanta e kësaj dite për Albionin është se ai tri orë para se të bënte betimin për dashuri të përjetshme me vajzën që ka zgjedhur për bashkëshorte, dorëzoi dokumentet në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Albion Gashi, 23-vjeçar dhe e dashura e tij Almira, tash e sa kohë kishin caktuar 12 majin e vitit 2022 si ditën kur do të lidhnin jetën e tyre bashkë, me ç’rast, ashtu siç e do zakoni, krushqit do i sillnin Albionit nusen në shtëpi.

Për Albionin kjo mund të konsiderohet si një ndër ditët më me fat në jetën e tij, pasi që kreu dy punë të mëdha që lidhen me të ardhmen e tij.

Ai ishte fatlum pasi fitoi termin në ambasadën e Gjermanisë, që tash e disa muaj është bërë në formë lotarie. Por atë e ‘tronditi’ mesazhi që mori nga ambasada, ku thuhej se termini i tij është pikërisht më 12 maj, në ditën e njëjtë kur do të martohej me Almirën.

Ai ka rrëfyer për Gazetën Sinjali këtë ditë interesante, duke thënë se ka disa muaj që tenton ta zë një termin për vizë në ambasadë.

Unë aplikoj tash e disa muaj për një termin për vizë në ambasadë gjermane, por si duket fati deshi që unë ta zë atë pikërisht në ditën më të lumtur të jetës sime, pra të martesës“, filloi rrëfimin e tij Albioni.

Ai tregon për Sinjalin se e dashura e tij fillimisht nuk i besonte se ka arritur të sigurojë një termin dhe se atë e kishte fiks në ditën e dasmës.

E dashura ime nuk më besonte kur i kisha treguar se termini më ishte caktuar në ditën e njëjtë, si të dasmës“, tha për Sinjalin 23-vjeçari nga Suhareka.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara