Kryeministri Hoti refuzon kërkesën e Vuçiç, për arkivat e UÇK-së

Në takimin e parë të drejtpërdrejtë Kosovë – Serbi në fazën e fundit të dialogut për marrëveshje përfundimtare, presidenti serb Aleksandër Vuciq ka kërkuar që të hapen arkivat e UÇK-së.

“Nuk ka problem, por ata duhet të hapin arkivat e UÇK-së, në mënyrë që të shohim se ku u vranë serbët dhe joshqiptarët e tjerë. Siç e thamë ne, ishte sikur të kërkonim të popullonim tërë Tokën në Mërkur ose Venus brenda një jave”, kishte thënë Vuçiq pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Një kërkesë e tillë e palës serbe nuk është pranuar nga përfaqësuesi i shtetit të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti tha sot në seancë se nuk ka diskutuar për hapje të arkivave të UÇK-së.

“Parimi i dytë që të sillet drejtësi, e që të kihet kujdes për familjet e viktimave, nuk kam diskutu apo s’jam dakordu që të hapen arkivat e UÇK’së.

“Tema e dytë, çështjet ekonomike çka kemi shtru ne si palë i kemi listuar të gjitha çështjet që janë të mbyllura”, ka thënë ai, duke shtuar se koordinatori shtetëror Skender Hyseni mbi këto parime që nga dje ka filluar hartimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara