Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kryeministri Kurti e shihte sukses rënien e rasteve të reja, i kujt është faji tash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim të tij në Kuvend, pasi kishte mbushur 100 ditë në Qeveri, e konsideronte se ka korrur sukses në menaxhimin e pandemisë. 

Ai, para deputetëve thoshte se qeveria e tij u zotua se menaxhimi i pandemisë do të jetë prioritet i tyre, për të ndalur trendin e rritjes së infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 si dhe për të siguruar sa më shpejtë vaksinat.

“Në ditën e parë të punës kur e pranuam detyrën kishim 781 raste me infektime të reja me COVID-19 dhe 17 vdekje, pra kjo është gjendja kur ne e kemi marrë detyrën.

Çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë duhet t’i bëhet në raport me këtë ditë kur e morëm detyrën e 100 ditë më vonë kishim nëntë raste të reja dhe asnjë rast të vdekjes”, tha Kurti.

Ai shtoi e në 100 ditët e tij të qeverisjes situata me pandeminë ëshë përmirësuar dukshëm ku nga muaji mars e deri në qershor kishte një ulje prej 99 për qind të rasteve të reja.

“Gjejeni një vend tjetër në rajon ose edhe më gjerë për një ulje të tillë të rasteve të reja ndërkaq 97 për qind ulje të rasteve aktive dhe 86 për qind ulje të rasteve të hospitalizuara.

Me kënaqësi raportojmë se pandemia është menaxhuar me sukses, vaksinat janë siguruar e janë të sigurta. Në 100 ditë kemi siguruar 2 milionë vaksina dhe kemi administruar 200 mijë të vaksinuar”, është shprehur ai.

Por që disa javë, prej kur janë rritur rastet me koronavirus dhe numri i viktimave po ashtu po rritet, po kërkohet përgjegjësi nga Qeveria. 

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara