Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kryetari Bali Muharremaj u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën gjithëpopullore në mbështetje të UÇK-së

Suharekë, 6 gusht 2025 — Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një thirrje publike për pjesëmarrje në protestën gjithëpopullore që organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim zyrtar, ai ka shprehur mbështetje të plotë për këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

“Në emër të Komunës së Suharekës dhe si Kryetar i saj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që të bashkohen në protestën gjithëpopullore kundër padrejtësisë,” ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka nënvizuar se protesta është një reagim i domosdoshëm ndaj padrejtësive që po u bëhen pjesëtarëve të luftës, të cilët, sipas tij, kanë dhënë gjithçka për lirinë e vendit.

“Duhet të mbetet zëri ynë i përbashkët për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare dhe për të kundërshtuar çdo padrejtësi që po u bëhet atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës,” thuhet në deklaratën e tij.

Thirrja e Muharremajt vjen në një kohë kur shqetësimet për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe proceseve gjyqësore ndaj tyre janë shtuar në opinionin publik, duke nxitur reagime nga qytetarët, organizatat e dala nga lufta dhe përfaqësues politikë në nivel lokal dhe qendror.

Protesta synon të shndërrohet në një zë të fuqishëm popullor për të mbrojtur historinë dhe dinjitetin e atyre që kontribuuan në lirinë e Kosovës, dhe për të kërkuar drejtësi e dinjitet për të gjithë ata që u flijuan për vendin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara