Kryetari Bali Muharremaj viziton biznesin e të rinjve suharekas në Zvicër

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë një vizite në Zvicër, ka zhvilluar një takim të veçantë me disa të rinj nga Peqani, të cilët po shkëlqejnë në fushën e biznesit. Ata kanë themeluar kompaninë “Aperio AG” me seli në Hunzenschwil, kantoni Aargau, dhe tashmë po konsiderohen si shembull suksesi në diasporë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari Muharremaj ka shprehur vlerësimin dhe krenarinë për të arriturat e tyre:

“Qytetarët e Suharekës, kudo janë të suksesshëm. Janë të rinjtë nga Peqani, që me biznesin Aperio AG, me seli në Hunzenschwil (Kantoni Aargau), po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Punë të mbarë.”

Kryetari ka theksuar se diaspora suharekase mbetet një pasuri e jashtëzakonshme për komunën, jo vetëm në aspektin e kontributit ekonomik, por edhe në promovimin e emrit të Suharekës dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Diaspora e Suharekës, e shpërndarë në shumë vende të botës, sidomos në Zvicër dhe Gjermani, ka një rol të madh në zhvillimin e vendlindjes. Përmes investimeve, ndihmës për familjet, dhe krijimit të bizneseve të reja, ata kanë ndikuar në hapjen e vendeve të punës dhe ngritjen e standardit të jetesës në komunë.

Shembujt si ai i “Aperio AG” janë dëshmi se të rinjtë me ide, guxim dhe përkushtim mund të arrijnë suksese të mëdha, pavarësisht se ku jetojnë.

Muharremaj ka dhënë gjithashtu një mesazh motivues për të rinjtë e Suharekës: suksesi është i mundur kudo, mjafton vizioni dhe puna e palodhshme. Ai ka premtuar se institucionet komunale do të vazhdojnë të jenë pranë diasporës, duke i mbështetur në çdo nismë që lidhet me vendlindjen.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara