Kryetari i Degës së PDK-së në Suharekë, Dardan Berisha, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyqit, duke shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen dhe të afërmit.
Në postimin e tij, Berisha ka shkruar se në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjen pikëllimin me familjen Bytyqi, shokët dhe të afërmit e doktorit, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
“Lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë dhimbje dhe i ndjeri Sali të pushojë në paqe. Lamtumirë doktor..!” ka shkruar Dardan Berisha.
