Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kryetari Muharremaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyqit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyqit, duke e cilësuar atë si një personalitet të shquar të shëndetësisë dhe një atdhetar të devotshëm.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se Dr. Bytyqi ishte mjek i nderuar, humanist, veprimtar politik dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me përkushtimin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të qytetarëve dhe kombit.

“Kontributi i tij i çmuar për qytetarët e Komunës së Suharekës dhe për kombin tonë, do të mbetet përherë në kujtesën e gjeneratave,” ka thënë kryetari Muharremaj.

Ai ka bërë të ditur se nën patronatin e Komunës së Suharekës, nesër do të mbahet mbledhja komemorative nga ora 14:00 në Shtëpinë e Kulturës “Afërdita” në Mushtisht, ndërsa nga ora 15:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

“Ngushëllime më të sinqerta familjes Bytyqi, kolegëve dhe gjithë qytetarëve që humbën një njeri të madh. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjithmonë me ne,” ka përfunduar ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara