Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kthehen lojërat e fatit, Qeveria rithemelon Lotarinë e Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ministrat kanë votuar për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.

Kjo u bë me propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajramit.

“Rithemelimi i Lotarisë së Kosovës, pas ndalimit të funksionimit të lotarisë së Kosovës, legjislatura e kaluar ka kërkuar që kjo çështje të ketë trajtim të veçantë ligjor, sot prezantojmë projektligjin për rithemelimin e lotarisë së Kosovës që parashihet të jetë suksesor juridik i ish-subjektit lotaria e Kosovës. Mund të organizojë vetëm lojërat numerike, jo edhe llojet tjera të lojërave”, ka thënë ajo.

Bajrami shton se janë 62 punëtorë që kthehen në punë.

Ajo sqaron se kjo nuk do të thotë se do të hapen edhe bastoret e kazinot.

“Qeveria është aksionar dhe organ mbikëqyrës është bordi, emërohet sipas kritereve të qarta që garantojnë cilësi dhe procedura transparente.

Ky ligj nuk i rihap lojërat e fatit, po e rithemelon lotarinë, lojërat numerike dhe Instant, nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve, janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë, këta punësohen në mënyrë automatike”, thotë Bajrami.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara