Kuc: Nuk kemi ardhur këtu me parku autobusin

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç foli sot në konferencë për media para ndeshjes së nesërme me skuadrën e Ludogorets.

Ballkani luan nesër ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets, pas fitores 2:0 javën e kaluar në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.

Kuc tha se skuadra e tij nuk do të parkojë autobusin nesër ndaj Ludogorets, por të tregojë kualitetin, karakterin dhe të mbrojë rezultatin që e ka.

“Nuk kemi ardhur këtu me parku autobusin. Ne kemi bërë në Prishtinë një lojë shumë të mirë edhe besoj që edhe nesër të tregojmë kualitetin, karakterin, edhe të mbrojmë rezultatin që e kemi. Normal puna nuk është përfunduar, kemi nesër edhe 90 minuta dhe besoj që bëjmë mirë dhe në fund fare të kalojmë në raundin e dytë”, tha Kuç.

Nesër me fillim nga ora 20:00 Ballkani zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit si mysafirë në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad të Bullgarisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara