Kuç thotë se humbja nuk ishte e merituar: Kishim vetëm një ditë për ta përgatitur ndeshjen

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë se humbja nga Plzeni nuk ishte e merituar, pasi ndeshja u vendos nga një gjuajtje e devijuar.

Kuç ka thënë se stafi e ka analizuar lojën mirë, ndërsa edhe ai u ankua për orarin në Superligë.

“Stafi ynë ka analizuar lojën e Plzenit. Kemi pranuar gol me divijim. Kemi humbur raste. Mendoj që është humbje pa meritë”.

“Nuk kërkojmë arsye pas humbjes, por na duhet një ditë më shumë për të përgatitur lojën. Në këtë nivel çdo ditë është e rëndësishme për ta përgatitur lojën. Ekipet janë të mëdha. Vetëm një ditë kishim për ta përgatitur këtë ndeshje”.

“Si ekip nuk kërkojmë arsyetime, as unë si kapiten por duhet më shumë freski dhe më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kampionale që e kemi të dielën”, ka thënë Kuç. 

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara