Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kujdes! Ja çfarë duhet të kini parasysh kur ju mpihet dora e majtë

Me siguri nga dikush keni dëgjuar që kur mpihet dora e majtë është tregues i sigurt që do të pasojë infarkti. Mirëpo, a është kjo krejtësisht e saktë? Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, posaçërisht nëse mpihet gishti i unazës. Mirëpo, në këtë rast mpirja përhapet përgjatë supeve dhe koshit të kraharorit, thonë ekspertët e ndihmës së shpejtë. Pra, përveç pjesëve të tjera të trupit, dhe vetë mpirja e gishtave të duarve mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë. Megjithatë, nuk duhet injoruar mundësinë e më të keqes.

Duhet gjithmonë të fillohet nga ajo më e keqja dhe të përjashtohen njëra pas tjetrës. Më mirë është të shkohet te mjeku dhe ai të konstatojë që nuk është infarkt, sesa të supozoni që është diçka tjetër e të mos shkoni te mjeku.

Gjëra të tjera që mund të shkaktojnë mpirjen e dorës janë problemet reumatoide, përkatësisht kolapsi i unazave të qafës dhe presioni në nerva.

Në atë rast duhet të shkohet te reumatologu, por janë të mundshme që po ato simptoma të shkaktojnë pengesa edhe psikike, andaj duhet shkuar edhe te psikiatri.

Mpirja e dorës mund të ndodhë edhe për shkak të bartjes së peshave të rënda në atë dorë, pastaj për shkak të pozicionit së papërshtatshme të trupit dhe ndërprerjes së qarkullimit të gjakut.

Nëse ju ndodh që t’ju mpihet dora e majtë, me siguri nuk është ndonjë gjë e tmerrshme, mirëpo megjithatë shkoni te mjeku, aq më parë nëse simptoma të tilla shfaqen edhe në koshin e kraharorit dhe tek supet.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara