Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kurti apelon për kujdes të shtuar në trafik: Sonte rrezik ngrirjeje në rrugët e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, duke paralajmëruar se nata e sotme paraqet rrezik serioz për qarkullimin në rrugët e Kosovës, si pasojë e uljes së theksuar të temperaturave.

Sipas Kurtit, kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, mund të shkaktojë ngrirje të rrugëve që kanë qenë të lagura nga reshjet e shiut, duke rritur rrezikun për aksidente.

“Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin,” ka theksuar Kurti, duke shtuar se zbatimi i ligjit për sezonin dimëror është i domosdoshëm, veçanërisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë natës, ndërsa ata që janë të detyruar të qarkullojnë, të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike.

“Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë, andaj ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme,” ka cituar Kurti në apelin e tij drejtuar qytetarëve.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në terren, ndërsa qytetarëve u rekomandohet vigjilencë e lartë për të shmangur rreziqet gjatë qarkullimit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara