Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe te varri i Rugovës për Pavarësi

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Pas homazheve, Osmani uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe.

“Filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga Ushtria jonë dhe tani po vazhdojmë me homazhe tek njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet kudo”.

Ndërkaq Kurti, kujtoi dëshmorët dhe martirët, falë të cilëve tha se e gëzojmë lirinë.

“Urime, gëzuar përvjetori i 13 i Pavarësisë. Me shpresim dhe besim se viti i 14 i shtetit tonë do të jetë me drejtësi me demokratizim dhe zhvillim, sot kujtojmë personalitet politike kombëtare historike që kontribuan në faza e mënyra të ndryshme, vendosëm lule të freskëta të Presidenti i parë Ibrahim Rugova, i cili ishte Presidenti i parë në Kosovë, për të vazhduar me aktivitete tjera”.

“Falënderojmë gjithë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuar për këtë ditë të rëndësishme, dhe kujtojmë gjithë dëshmorët e martirët ata të cilët nuk janë me në mesin tonë e fale të cilëve e kemi lirinë por edhe të cilëve u mungon drejtësia për krime të cilat janë kryer ndaj nesh”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara