Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kurti i çuditur që LDK s’bëri koalicion me VV, reagon Abdixhiku: “Çuditesh sepse nuk e kupton dinjitetin”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas deklaratës së këtij të fundit se ishte i “çuditur” me refuzimin e LDK-së për bashkëpunim.

Abdixhiku theksoi se Kurti nuk i kupton parimet, fjalën e dhënë dhe dinjitetin politik, duke e akuzuar për bllokim të shtetit, shkelje të Kushtetutës dhe përçarje të vazhdueshme të skenës politike.

“Jam i bindur se parimet nuk i kupton. Fjalën e dhënë edhe më pak,” ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se kryeministri në detyrë ka bllokuar për muaj të tërë funksionimin e institucioneve, ka uzurpuar pushtetin dhe ka shkelur Kushtetutën në mënyrë të përsëritur.

Ai e ka akuzuar Kurtin se nuk respekton gjykatat e Republikës, mbron të korruptuarit partiakë dhe përdor fjalor përçarës ndaj kundërshtarëve politikë.
“Një njeri që nuk e kupton bashkëpunimin, unitetin dhe afrimin si akt patriotik, që ofendon e izolon vendin e vet, nuk mund të kuptojë as çfarë do të thotë dinjitet në politikë,” ka theksuar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se partia që ai udhëheq ecën në rrugën e saj, me parime dhe me besim në Republikën që vetë e ka ndërtuar.
“LDK-në mund ta sulmoni, mund edhe ta ofendoni – por vetëm kaq keni mundësi. LDK po ecë drejtë, në rrugën e vet, për vete dhe për Republikën që e krijoi vet,” u shpreh ai.

Në përfundim, Abdixhiku përsëriti mesazhin që simbolizon qëndrueshmërinë e partisë:
“LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë. Dritë do të ketë.”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara