Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Kurti: Nëna e fëmija, bujqësia, veriu dhe ushtria – kryefjalët e mandatit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nëna e fëmija, bujqësia, veriu dhe ushtria kanë qenë kryefjalët e mandatit aktual qeveritar, duke theksuar se politika duhet të matet me vepra dhe jo me justifikime.

Në një postim të publikuar pas tubimit të mbajtur sot në Suharekë, Kurti ka renditur disa nga arritjet kryesore të qeverisë së tij, përfshirë rritjen e kapaciteteve të ushtrisë përmes shumëfishimit të armatimit, mbështetjen prej rreth 300 milionë eurosh për mbi 120 mijë fermerë, si dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Ai po ashtu ka përmendur përkrahjen financiare për herë të parë për fëmijët dhe nënat lehona, si një nga politikat sociale kryesore të këtij mandati.

Duke folur për mandatin e ardhshëm, Kurti ka paralajmëruar investime të mëdha, përfshirë 1 miliard euro për prodhuesit vendor, 1 miliard euro për ushtrinë dhe 1 miliard euro në vit për investime kapitale, si dhe dyfishim të shtesave për fëmijë dhe rritje të mbështetjes për nënat lehona.

Sa i përket Suharekës, Kurti ka njoftuar se është planifikuar ndërtimi i digës së liqenit akumulues të Dragaçinës, projekt që synon të sigurojë ujë të pijshëm cilësor për qytetin dhe fshatrat përreth, duke përfshirë edhe Samadraxhën, si dhe ujë për bujqësi dhe industri.

“Siguri dhe begati për Suharekën dhe për krejt Kosovën”, ka përfunduar Kurti mesazhin e tij, duke përsëritur thirrjen politike: “Mos lësho pe!”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara