Kurti: Nuk është kollaj të bëhet qeveria – atmosfera është helmuar, ka shumë xhelozi e inat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur hapur për situatën politike dhe procesin e formimit të qeverisë së re, gjatë një tubimi me diasporën shqiptare në Londër. Ai shprehu dyshime se do të mund ta formojë qeverinë deri të dielën, që është edhe afati i fundit kushtetues për këtë proces.

Kurti tha se përpjekjet për të arritur marrëveshje mes subjekteve politike po përballen me pengesa të shumta, duke e cilësuar atmosferën aktuale si “të helmuar” dhe të mbushur me “xhelozi e inate”.
“Do të përpiqemi maksimalisht që deri të dielën ta bëjmë qeverinë. Të hënën nuk mundemi me u përgatit, sepse ose e kemi bërë qeverinë ose jo. Nuk është kollaj, është intoksuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi, inat e cinizëm – shumë më shumë se ide, punë e pasion,” deklaroi ai.

Sipas Kurtit, në rast se nuk arrihet formimi i qeverisë, alternativa e vetme do të jenë zgjedhjet e reja. Ai shtoi se partitë që deri tani kanë qenë në opozitë nuk po tregojnë vullnet për të kontribuar në ndërtimin e një shumice të re parlamentare.
“Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre,” u shpreh Kurti.

Deklaratat e tij vijnë në një moment vendimtar për skenën politike në Kosovë, teksa afati për formimin e qeverisë së re po afron dhe negociatat ndërmjet subjekteve politike mbeten pa rezultat konkret.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara