Kush është Vilard Bytyqi, njëri nga dy anëtarët e zgjedhur në Këshillin Gjyqësor të Kosovës?

Sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, me votat e deputetëve, Vilard Bytyqi u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me mandat 5 vjeçar.

Deputetet e Kuvendit votuan për Vilard Bytyqin dhe Driton Muharremin, teksa në garë për anëtarë të KGjK-së ishin edhe Hashim Çollaku e Hasim Sogojeva.

Por, kush është Vilard Bytyqi?

Vilard Bytyqi, i lindur më 1988, është profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Studimet bachelor i ka përfunduar në vitin 2011, në Fakultetin Juridik ku kishte qenë tri herë bursist dhe dy herë ishte shpallur student i dalluar.

Pas dy viteve kishte marrë titullin master në drejtimin Penal të Fakultetit Juridik për të doktoruar pastaj në vitin 2018 me disertacionin me titull: “E drejta për gjykim të drejtë në procedurën penale në Kosovë”.

Përveç angazhimeve akademike në mësimdhënie, Bytyqi ka ushtruar dhe ushtron edhe disa funksione të rëndësishme në kuadër të fakultetit si: Udhëheqës i Grupit Punues për hartimin e kurikulave të trajnimit profesional dhe programin bachelor për Policinë e Kosovë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës; Përgjegjës i Departamentit (Profilit) Policor;  Anëtarë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Zhvillimore të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike 2019-2022, si dhe funksione dhe përgjegjësi të tjera.

Ai ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren si profesor i jashtëm për tri vite me radhë (2016-2019).

Bytyqi i ka të publikuara gjithsej 6 punime shkencore në revistat me recension ndërkombëtar. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare dhe në shumë vizita studimore ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara