Kush janë policët, kandidatë për deputetë në listat e LDK-së dhe PDK-së

Që të dy partitë si LDK ashtu edhe PDK si duket po garojnë për profesionistë të fushës së sigurisë! Ish komandanti i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dha dorëheqje nga policia për t’ iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës ka futur në listën për deputet Mirsad Sylejmanin, ish hetues në Departamentin e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës.

Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë i cili u shkarkua nga Kryeministri Avdullah Hoti, pati bërë një ankesë për shkarkim të paligjshëm por nuk vonoi shumë dhe iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ku kjo e fundit e futi në listën për deputet.

Ndërkohë, Mirsad Sylejmani i cili është jurist i fushës penale, ka qenë një nga hetuesit e dalluar të Njësive të specializuara, siç është Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar ndërsa së fundmi, para se të largohet nga Policia e Kosovës, shërbeu në Departamentin Special Kundër Korrupsionit.

Mirsad Sylejmani është kandidat për deputet me numër 70 në listën e LDK-së, kurse Rashit Qalajt i është besuar numri 13 në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së.

Neve na mbetet të presim përfundimin e zgjedhjeve dhe të shohim nëse pas datës 14 shkurt, këta dy ish zyrtarë policorë do të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara