Ky është burri nga Malisheva që dhunoi në vazhdimësi 15 vjeçaren

I dyshuari për dhunimin e të miturës në Malishevë ka përfunduar në paraburgim. Në seancën dëgjimore, Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Burri i dyshuar R.P., fillimisht ka krijuar lidhje dashurie me viktimën, e moshës rreth 15-vjeçare dhe më pas në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në një villë në Malishevë.

Rasti u zbulua nga vëllai i vajzës, i cili edhe e lajmëroi rastin në Polici.

Sipas kërkesës, “… nga koha e pa vërtetuar deri me datë 4 mars 2025 në Malishevë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e mitur ……. ……. e lindur 2010, në atë mënyrë që më parë i pandehuri përmes rrjeteve sociale njoftohet dhe krijon lidhje dashurie me të dëmtuarën duke qenë në dijeni për moshën e saj dhe gjatë lidhjes së tyre i pandehuri në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, në villa “D. L.” në Malishevë, si dhe vazhdon që të mbaj kontakte me të njëjtën deri në ditën kur vëllai i të dëmtuarës e vërën të pandehurin së bashku me të dëmtuarën dhe të njëjtën e largon nga vetura dhe më pas paraqitet rasti në polici.”

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ngase ka të bëjë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të tij në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

/GazetaSinjali/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara