Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

Sot pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas një viti bllokadë institucionale e proceseve zgjedhore.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, analisti Fadil Berjani ka thënë se emri potencial që Lëvizja Vetëvendosje mund ta propozojë për postin e Kryetarit të Kuvendit, është sërish Albulena Haxhiu.

“Mendoj që VV sërish do të propozojë, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe sot pritet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Berjani.

Haxhiu kishte dështuar plot 54 herë të merrte votat për kryetare të Kuvendit çka edhe solli bllokadën disa mujore të Kuvendit me seanca që përfundonin për 10 minuta e nuk ofronin asnjë zgjidhje.

Ndryshe nga viti që lamë pas këtë vit duket se LVV nuk do të ketë nevojë për votat e opozitës dhe rrjedhimisht Haxhiu kësaj here mund të vendoset në postin e shumë pritur në tentativën e parë.

Po ashtu sot pritet të votohet edhe për kryetarët ashtu sic deklaroi kryetari në ikje i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha pas takimit me përfaqsuesit e partive.

“Ka pasur dakordim që nënkryetarët të votohen në pako”, ka deklaruar Basha dje pas mbledhjes./Gazeta Infokus

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara