Ky është i arrestuari për 266 kg eksploziv në Vërmicë – Ndalohet për 48 orë (EMRI)

Një sasi alarmante prej 266 kilogramësh eksploziv është kapur në pikën kufitare të Vërmicës, në një operacion që ka shmangur një rrezik serioz për sigurinë publike. Materialet shpërthyese janë zbuluar në furgonin që drejtohej nga Fidan Duraku, i cili po hynte në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa pas ndërhyrjes së njësive të specializuara, ai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 23.11.2025 rreth orës 17:00, kur automjeti furgon i tipit Opel Movano është selektuar për kontroll të detajuar në vijë të dytë dhe është dërguar në hangar për inspektim të plotë nga ana e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Gjatë kontrollit janë zbuluar materiale shpërthyese të paketuara në mënyrë të dyshimtë, detonatorë elektrikë dhe fitila ndezës. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë angazhuar Njësia për trajtimin e eksplozivëve, forenzika nga DR Prizren, Njësia për transport të lëndëve të rrezikshme, Departamenti për siguri publike dhe Njësia e hetimeve kufitare.

Pas matjes dhe klasifikimit profesional, është konstatuar se janë sekuestruar:

• 266.58 kg eksploziv të llojeve Poladin, Amunit dhe një lloj i paidentifikuar

• detonatorë elektrikë me kapacitete të ndryshme

• 120 fitila Emulex me peshë 800 gramësh

• 20 fitila të tjerë me peshë 8.900 kg

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren, i cili ka urdhëruar konfiskimin e plotë të eksplozivit, detonatorëve, fitilave dhe automjetit, si dhe bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Damjan, komuna e Gjakovës.

Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale:

import, transport dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materieve plasëse.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë nga Njësia e Hetimeve e DRPK “Perëndimi”, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ky rast të lidhet edhe me rrjete më të gjera të kontrabandës së materialeve shpërthyese./Sinjali.com

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara