Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazh e pas orës 19:00 edhe rezultatet.
“Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 507 Qendra të Votimit me gjithsej 1,628 vendvotime si dhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.”, thuhet në njoftim.
