Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Moldavisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të premte më 18:00 kundër Moldavisë në transfertë.

Sfida e grupit E kualifikues për Euro 2024 është një finale për tanët, me “Shqiponjat” që kërkojnë të nisin fluturimin për në Gjermani, teksa një pikë do na dërgonte për herë të dytë në fazën finale të një Europiani.

Për këtë përballje trajneri Sylvinho ka disa mungesa dhe shqetësime. Mbrojtësi Ajeti nuk është gati prej dëmtimit, me Jon Mersinaj që është grumbulluar në vend të tij. Rikthimi i Ismajlit duket se ka “blinduar” prapavijën, ndërsa shqetësimi dhe dilema e mesit të fushës është për Asllanin.

Mesfushori i Interit ka një dëmtim muskular dhe nuk dihet nëse do jetë gati për në Moldavi, duke vijuar stërvitjen e diferencuar. Në vend të tij ka hapësirë për Baren, krah Ramadanit dhe Bajramit. Sulmi duket i njëjtë me Seferin, Asanin dhe Cikalleshin.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara