Labinot Halitjaha, kandidat për Asamblenë Komunale në Suharekë nga radhët e PDK-së

Labinot Halitjaha, i renditur me numër 2 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Suharekës, është një ndër figurat më të njohura dhe të besuara në fushën e financave publike në komunën tonë.

I lindur dhe rritur në fshatin Mushtisht, ai është jurist me arsim bazë dhe ka përfunduar studimet Master në Financë, duke kombinuar kështu përgatitjen juridike me ekspertizën financiare. Me një përvojë mbi 15-vjeçare në financa dhe kontabilitet, Labinoti aktualisht ushtron funksionin e Drejtorit të Financave në Komunën e Suharekës dhe njëherazi mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së në Suharekë.

Gjatë detyrës së tij institucionale, është vlerësuar për menaxhim të suksesshëm, transparencë në përdorimin e fondeve publike dhe përkushtim ndaj interesit qytetar. Ai është sinonim i stabilitetit financiar dhe politik, ndërsa mbështetja e gjerë publike që gëzon është dëshmi e besimit të qytetarëve në vizionin e tij për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje të përgjegjshme.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara