Lajçak ia bën me dije Thaçit se Kryeministri është palë e dialogut në Bruksel

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë ka thënë se partner në negociata është kryeministri Hoti dhe deklaratat e Thaçit që nuk duhet të themelohet Asociacioni i ka quajtur deklarata për konsumim lokal.

Lajçak i cili pas vizitës në Prishtinë ka qëndruar në Beograd është shprehur se ka mësuar që të mos u kushtojë vëmendje deklaratave të atyre që nuk janë pjesë e dialogut.

I pyetur se me kënd jeni duke negociuar nga Kosova, Lajçak është përgjigjur se partner në negociata e ka kryeministrin Hoti.

“Partneri në negociata është kryeministri, është qeveria që është përgjegjëse për procesin. Kam mësuar të mos u kushtoj vëmendje deklaratave nga rajoni sepse shpesh ato janë për konsumim lokal. Çfarë është duke u diskutuar në Bruksel është e rëndësishme dhe është pjesë e dialogut”, ka thënë Lajçak.GazetaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara