Lajm i mirë për pensionistët

Pensionistët mund të lajmërohen për verifikim edhe nesër dhe pasnesër.

[VËMENDJE: ME VETE DUHET TA KENI EDHE FATUREN E RRYMËS]

Është shtyrë afati për paraqitjen fizike te përfituesit te skemës së pensioneve bazike dhe kontributive. Mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë  përfituesit, do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë.

“Më datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Në njoftim bëhet e ditur se ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ftuar të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim.

Ndryshe, ditë më parë Ministria ka paralajmeruar se çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore!

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara