LDK bojkoton seancën e orës 11:00, merr pjesë vetëm në atë për mandatarin


Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për sot në orën 11:00, ku parashihet votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjeve me karakter buxhetor.

Sipas LDK-së, këto pika kërkojnë proces serioz, konsultim dhe respektim të rregullores së Kuvendit, prandaj subjekti opozitar refuzon të marrë pjesë në një seancë që e cilëson si “improvizim”.

Në komunikatën drejtuar mediave thuhet se Vetëvendosja po tenton të përdorë institucionet si “instrument të lojërave politike”, duke zvarritur për muaj të tërë proceset që sot paraqiten si urgjencë. LDK thekson se vendi është mbajtur në pasiguri të panevojshme dhe se vonesat e mandatarit të propozuar nga VV janë përdorur më shumë për propagandë sesa për krijimin e shumicës parlamentare.

LDK argumenton se, nëse do të kishte pasur vullnet për krijimin e shumicës, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha partitë politike, ndërsa seanca e orës 11:00 përfshin çështje të ndjeshme si marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje financiare të cilat nuk duhet të reduktohen në “dekor fushate”.

Ndërkohë, LDK ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën e orës 14:00, e cila lidhet me testimin e mbështetjes së mandatarit të dytë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Subjekti opozitar thotë se mbetet i përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të institucioneve, duke refuzuar të bëhet pjesë e asaj që e quan skenarë populistë dhe kriza të fabrikuara për interesa zgjedhore.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara